Florent Muslija nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që skuadra e Freiburgut e luan të shtunën kundër Bayernit, në kuadër ë xhiros së 19-të të Bundesligës gjermane.

Ndeshja në mes të Freiburgut dhe Bayernit luhet nga ora 15:30. Trajneri i Freiburgut, Julian Schuster në konferencën për media të enjten ka bërë të ditur se Muslija mungon shkaku i lëndimit të nyjës së këmbës.

Musjlija 26-vjeçar në gjashtë ndeshjet e fundit në Bundesligë, nuk luajti asnjë minutë.

Në fakt, mesfushori i Kosovës, ka luajtur vetëm 160 minuta në nëntë ndeshje për Freiburgun në Bundesligë.

Freiburgu është në vendin e tetë me 27 pikë, kurse Bayerni është lider me 45 pikë.