Përzgjedhësi Julian Nagelsmann do të jetë në krye të Përfaqësueses së Gjermanisë edhe për dy vjet të tjera.
Lajmi se Nagelsmann do të jetë në krye të Gjermanisë deri në vitin 2028, është bërë i ditur të premten.
“Nuk do të mund ta imagjinoja në shtator të vitit 2023 kur iu bashkova Federatës së Futbollit të Gjermanisë, se do të isha në krye edhe pas Kampionatit Evropian. Synimi jonë i madh ishte të kishim turne të suksesshëm. Kjo është shtytje e madhe për mua dhe qëllimi i përbashkët është i duhuri. Duam të fitojmë trofe së bashku”, ka thënë Nagelsmann të premten për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Gjermania në “Euro 2024” u eliminua në çerekfinale nga Spanja, 2:1.