Klubi i Superligës së Kosovës në futboll, Suhareka, ka transferuar qendërmbrojtësin nga Bosnja, Kemal Osmankoviq. 

Suhareka ka njoftuar në faqen në Facebook për transferimin e mbrojtësit shtatlartë. 

Osmankoviq 27-vjeçar së fundi ishte pjesë e Slobodës së Tuzlas. Ai ka luajtur edhe për skuadrën tjetër boshnjake Zhelezniqar dhe për skuadrat kroate Shibenik e Lokomotiva e Zagrebit.