Një ditë pasi u paraqit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, Ermal Krasniqi të enjten luajti edhe në miqësoren që skuadra e Sparta Pragës e fitoi 3:0 ndaj ekipit sllovak, Podbrezova.
Sparta e luajti ndeshjen miqësore në qendrën stërvitore në Strahov nga ora 11:00, ndërsa të mërkurën kundër Interit në Champions luajti nga ora 21:00. U inkuadrua në fushë në minutën e 79-të.
“Hapësirë në fushë iu dha lojtarëve që për arsye të ndryshme nuk kishin ngarkesë të mjaftueshme në ndeshjen ndaj Interit”, shkruan në raportin e klubit çek.
Pjesë e Sparta Pragës janë edhe Albion Rrahmani, Idrit Tuci dhe Qazim Laçi. Ky i fundit luajti 90 minuta ndaj Interit, kurse Rrahmani e Tuci munguan shkaku lëndimeve.