Sulmuesi i talentuar Elmedin Rama e ka shënuar golin e parë për skuadrën çeke Pardubice.
Rama është huazuar te Pardubice nga Slavia Praga, ku luante në ekipin e dytë.
Pardubice garon në elitën çeke, por është në pjesën e poshtme të tabelës.
Në miqësoren e dytë me Pardubicen, Rama shënoi gol me goditje me kokë. Ai shënoi për 2:1 në fitoren 4:2 ndaj skuadrës së kategorisë së dytë, Viktoria Zhizhkov, të mërkurën.
19-vjeçari së fundi është ftuar nga Shqipëria U21.