Sulmuesi Ermir Rashica është nominuar për futbollisti të vitit 2024 në Shqipëri.
FSHF-ja të premten mbrëma publikoi lojtarët e nominuar për ceremoninë “Topi i Artë 2024” që mbahet më 27 janar.
Rashica është i nominuar për çmimin kryesor së bashku me Bekim Balajn, Arinaldo Rrapajn, e Albano Aleksin.
Ish-sulmuesi i Trepçës ’89 po paraqitet me shumë sukses te Skënderbeu i Korçës. Ai pritet që karrierën ta vazhdojë në Ukrainë.
20-vjeçari është i nominuar edhe për talentin e vitit 2024 nga FSHF-ja.
Rashica luan për U21 të Shqipërisë.