Real Madridi nuk ka lejuar befasi ndaj Salzburgut austriak. Të mërkurën mbrëma në Madridi, kampioni në fuqi i Championsit fitoi 5:1.

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të fazës së ligës në Champions.

Rodrygo shënoi në minutën e 23-të dhe të 34-t për 2:0. Në të dy golat asistoi Jude Bellingham.

Kylian Mbappe shënoi për 3:0 në minutën e 48-të, ndërsa Vinicius Junior e ktheu në gol asistimin e Luka Modriqit në minutën e 55-të.

Braziliani Vinicius shënoi tjetër gol në minutën e 77-të.

Salzburgu golin e vetëm e shënoi në minutën  e 85-të përmes Mads Bidstrupit.

Me fitore, Real Madridi doli në vendin e 16-të të Championsit me 12 pikë. E ka siguruar avancimin në fazën e plejofit, një xhiro para fundit.

Salzburgu mbetet me tri pikë dhe tashmë është eliminuar.