Roma kishte pesë ndeshje pa pësuar disfatë në Serie A. Por, ecuria pozitive e skuadrës së drejtuar nga 73-vjeçari Claudio Ranieri, është ndalur të enjten mbrëma në Holandë, pas disfatës 1:0 nga AZ Alkmaari.

Skuadra holandeze e fitoi ndeshjen e xhiros së shtatë të Ligës së Evropës, me golin që e shënoi sulmuesi Troy Parrott, në minutën e 80-të.

Roma mbetet me nëntë pikë, dy më pak se AZ Alkmaari.