Federata e Futbollit e Belgjikës ka vendosur që në vend të Domenico Tedescos së shkarkuar këtë muaj, ta sjellë teknikun francez, Rudi Garcia.
60-vjeçari Garcia së fundmi ishte trajner i Napolit, ku u shkarkua në nëntor të vitit 2023 pas vetëm 16 ndeshjeve.
Ai po ashtu ka drejtuar skuadra si Roma, Marseille dhe Lyon, ndërsa në edicionin 2022/23, ishte trajner i Cristiano Ronaldos tek Al Nassr.
Përfaqësuesja e Belgjikës nuk e pati shkëlqimin e kërkuar në “Euro 2024”, nën drejtimin e Tedescos.
E kishte një fitore në turne, ndërsa në 1/8 e finales u eliminua nga Franca, 1:0.
Në Grupin A2 të Ligës së Kombeve përfundoi në vendin e tretë dhe do të luajë në plejof kundër Ukrainës në muajin mars.