Dy ditë më parë, drejtori sportiv i Rijekës, Darko Raiq-Sudar, bëri të ditur se negociatat me Lindon Selahin për kontratën e re nuk kanë nisur, por tani situata ka ndryshuar.

25-vjeçari Selahi ka kontratë me Rijekën deri në fundin e këtij edicioni dhe në verë mund të largohet si futbollist i lirë.

Rijeka nuk dëshiron që kjo të ndodhë dhe i ka ofruar atij kontratë të re.

Nëse nuk e nënshkruan, Selahi nuk do të ketë minutazhë të madhe në pjesën e dytë të sezonit.

Ka pasur disa skuadra të interesuara për shërbimet e mesfushorit.

Nëse largohet në këtë afat kalimtar, për të mund të shpenzohen një milion euro.

“Novi list” ka shkruar të shtunën se skuadra italiane e Serie A, Venezia, dhe disa klube të kategorisë së dytë të futbollit anglez, dëshirojnë ta kenë në skuadër.

Selahi është zhvilluar si futbollist te të rinjtë e Anderlechtit e Standard Lieges.

Më pas karrierë ka bërë edhe te Twente e Willem II në Holandë.

Nga Tëente në korrik të vitit 2021 u transferua te Rijeka.

Rijeka dhe Hajduku i Splitit pas 18 ndeshjeve të këtij edicioni, prijnë në tabelë me nga 36 pikë dhe janë në garë të fortë për titull.

Kontribut ka dhënë edhe Selahi, i cili në 13 ndeshje në kampionat, e ka një gol të shënuar.