Shakhtar Donetsku i Ukrainës ka fituar 2:0 ndaj Brestit të Francës të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së shtatë të fazës së ligës në “Champions”.

Me këtë fitore, Shakhtari tani ka shtatë pikë, por ende ka gjasa që të avancojë tutje në fazën nokaut.

Bresti e pësoi humbjen e dytë, ndërsa ka 13 pikë pas katër fitoreve e një barazimi.

Kevin në minutën e 18-të shënoi për 1:0, ndërsa golin e dytë e shënoi mesfushori Georgiy Sudakov, nga penalltia.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Veltins Arena” të Gelsenkirchenit u shënua edhe një gol në minutën e 95-të, por që u anulua pas rishikimit të situatës në VAR.

Oleksandr Zubkov ishte në pozitë jashtë loje.