Transferimi i qendërmbrojtësit të Empolit, Ardian Ismajli, te skuadra e Napolit, do të varet nga e ardhmja e Rafa Marinit, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të premten. 

Spanjolli 22-vjeçar është te Napoli prej korrikut të vitit të kaluar, kur për 12 milionë euro u transferua nga Real Madridi. 

Por ai ka luajtur vetëm dy ndeshje dhe është duke e kërkuar largimin. 

Villarreali synon ta transferojë atë për 4 milionë euro, që do të ishin të mjaftueshme për transferimin e Ismajlit nga Empoli. 

Në rast të transferimit te Napoli, 28-vjeçari Ismajli do të mund ta formonte mbrojtjen shqiptare në qendër përkrah Amir Rrahmanit, kapitenit të Kosovës. 

Ismajli ka 22 paraqitje në të gjitha garat për Empolin në edicionin aktual.