Vëllaznimi i Gjakovës e ka vazhduar ecurinë pozitive të rezultateve në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Kuqezinjtë” të enjten në mbrëmje në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, fituan 83:69 ndaj Pejës.

Për Vëllaznimin ishte fitorja e katërt e njëpasnjëshme, derisa Peja e pësoi humbjen e parë pas tri fitoreve rresht.

Vëllaznimi krijoi epërsi të cilën e mbajti nga fillimi e deri në fund për fitoren me 14 pikë dallim.

27:15, 19:14 dhe 18:17, Vëllaznimi i fitoi tre çerekët e parë, ndërsa dhjetëminutëshin e fundit, Peja e fitoi 23:19, por jo mjaftueshëm për ta shmangur humbjen.

Jason Jitoboh me 13 pikë, gjashtë kërcime e një asistim i kishte statistikat më të mira te Vëllaznimi, ndërsa Jericole Hellems kontribuoi me 21 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime.

Edhe Trey Anderson kishte lojë të mirë me 17 pikë, shtatë kërcime e një asistim.

Vëllaznimi tani zë vendin e katërt me 23 pikë, pas tetë fitoreve e shtatë disfatave. Peja mbetet e treta me të njëjtat statistika.