Pas fitores në xhiron e kaluar ndaj Trepçës dhe suksesit në Kupën e Kosovës ndaj Bashkimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Vëllaznimi ka fituar edhe në xhiron e 18-të të elitës së basketbollit kosovar.
Të enjten në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi mposhti thellë Proton Cable Prizrenin, 111:86.
Vëllaznimi nga fillimi e deri në fund nuk e vuri në dyshim fitoren. E humbi vetëm çerekun e fundit 31:24, ndërsa tre të parët i fitoi 31:21, 32:16 dhe 24:18.
Antëan Ëalker i kishte statistikat më të mira me 22 pikë, tetë kërcime e një asistim, ndërsa Jericole Hellems i pati 18 pikë, dhjetë kërcime e tri asistime.
Tervell Beck me 23 pikë, pesë kërcime e katër asistime dhe Lenzelle Smith Jr me 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, ishin më të mirët te skuadra prizrenase.
Por kontributi i tyre nuk ishte i mjaftueshëm.
Vëllaznimi ka 28 pikë, me 10 fitore e tetë humbje.
Proton Cable Prizreni thellohet edhe më tej në krizë, duke e pësuar humbjen e 14-të. I ka edhe katër fitore dhe në vendin e fundit ka 22 pikë.