Granit Xhaka e ka mbajtur për herë të parë këtë edicion shiritin e kapitenit te kampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkusen. Dhe si kapiten, Xhaka udhëhoqi Leverkusenin drejt fitores së radhës. 

Fitoren Leverkusenit të martën ndaj Mainzit ia siguroi goli i shënuar nga Alejandro Grimaldo. Ai shënoi golin e fitores në minutën e 48-të.

Ndeshja Leverkusen – Mainz, i takoi javës së 17-të të Bundesligës gjermane. Leverkuseni zë vendin e dytë me 38 pikë. Bayerni është pari me 39 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Mainzi mban vendin e pestë me 28 pikë.