Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, është suspenduar për dy ndeshje nga federata angleze për kartonin e kuq që e mori në ndeshjen ndaj Evertonit.
Ai u përjashtua për reagim ndaj arbitrit Michael Olivier pas barazimit 2:2 më 12 shkurt, në ndeshjen e Premier Leagues.
Sloti do të mungojë në stol në ndeshjen e së mërkurës ndaj Neëcastles dhe në ndeshjen në udhëtim ndaj Southamptonit më 8 mars, shkruan BBC.
Slot po ashtu është gjobitur me 70 mijë funte.