Nedim Bajrami është bërë me trajner të ri te skuadra e Rangersit.

Klubi i madh skocez, Rangers, të hënën njoftoi se Barry Ferguson do të jetë trajner i skuadrës deri në fund të këtij edicioni.

Rangersi të dielën e shkarkoi belgun Philippe Clement, pas humbjes që e pësoi nga St. Mirreni me rezultatin 2:0.

47-vjeçari Ferguson edhe si futbollist ka luajtur për Rangersin.

“Rangers njofton se ish-kapiteni i klubit, Barry Ferguson, do të bëhet kryetrajner i ekipit tonë deri në fund të sezonit”, shkruan gjiganti skocez në faqen zyrtare.

Rangersi pas 27 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion ka 56 pikë dhe renditet në pozitën e dytë.

Lider është Celticu me 69 pikë.

Bajrami nuk po luan me shumë sukses në Skoci.