Barcelona të martën nga ora 21:30 e pret Atletico Madridin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Spanjës në futboll.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet më 2 prill.

Atletico e mposhti Barçën, 2:1, në elitën e futbollit spanjoll kur për herë të fundit luajtën këto dy skuadra në muajin dhjetor.

Barcelona së fundmi e ka fituar Kupën e Mbretit në vitin 2021, ndërsa Atletico në vitin 2013.

Fitues në fuqi i Kupës së Spanjës është Athletic Bilbao.

Skuadra më e suksesshme në histori të “Copa del Rey” është Barcelona me 31 trofe.

Gjysmëfinalja tjetër mes Real Sociedadit dhe Real Madridit zhvillohet të mërkurën nga ora 21:30. Ndeshja e kthimit e kësaj sfide zhvillohet më 1 prill.

Reali triumfoi në Kupë në vitin 2023, ndërsa në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga Atletico në 1/8 e finales.

Sociedadi ndërkohë nuk ka shkuar në gjysmëfinale të garës qëkur e fitoi trofeun e tretë në histori të klubit në vitin 2020.