Skuadra e Barcelonës i ka ndarë rrugët me sulmuesin brazilian, Vitor Roque.
Barça të premten në faqen zyrtare ka njoftuar se Roque i është bashkuar skuadrës braziliane, Palmeiras.
Roque do të jetë pjesë e klubit brazilian deri në fund të vitit 2029.
Palmeiras i ka paguar 25 milionë euro skuadrës së Barçës për t’i siguruar shërbimet e Roques.
20-vjeçari Roque u transferua te Barça në vitin e kaluar për 30 milionë euro.
Nga fillimi i këtij edicioni qendërsulmuesi u transferua te Real Betisi në formë huazimi.
Me Betisin ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontribuar me shtatë gola dhe dy asistime.