Skuadra e Bayern Munchenit të premten mbrëma në udhëtim ka shënuar fitore ndaj Stuttgartit me rezultatin 3:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 24-t të Bundesligës gjermane.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Angelo Stiller në minutën e 34-t.

Në minutën e 45-të, Michael Olise i barazoi shifrat.

Leon Goretzka e shënoi golin e epërsisë për 2:1 në minutën e 64-t.

Golin përfundimtar e shënoi Kingsley Coman në minutën e 90-të.

Bayerni mbetet lider me 61 pikë.

Stuttgarti ka 36 pikë në vendin e shtatë.