Visar Bekaj e kompletoi vetëm ndeshjen e dytë në elitën e futbollit të Turqisë me Hataysporin.
Portieri i Kosovës ndeshjen e parë e kishte zhvilluar ndaj Galatasarayt në barazimin 1:1 më 17 janar në xhiron e 20-të.
Ndërkohë të shtunën në xhiron e 22-të të Superligës së Turqisë, pranoi tre gola nga Antalyaspori, që e fitoi ndeshjen si mysafir 3:2.
Bekaj u mposht në minutën e 22-të, të 39-të dhe të 86-të.
Me këtë disfatë, Hatayspori mbetet në pozitë shumë të vështirë për mbijetesë.
Aktualisht ka 10 pikë në pozitën e parafundit, të 18-tën.
Mbrojtësi tjetër i Kosovës, Amar Gërxhaliu, ishte në bankën rezervë te mysafirët.
27-vjeçari Bekaj tri paraqitje i ka edhe në Kupën e Turqisë.