Pas tri humbjeve rresht, përfshirë dy në Premier League dhe një në FA Cup, Chelsea ka shënuar fitore të martën mbrëma. Chelsea mposhti në shtëpi Southamptonin me rezultatin 4:0.

Christopher Nkunku hapi serinë e golave në minutën e 24-t. Pedro Neto realizoi gol në minutën e 36-të për 2:0, ndërsa në minutën e 44-t, Levi Colwill shënoi golin e tretë. Me rezultat 3:0 përfundoi pjesa e parë, kurse Chelsea në pjesën e dytë shënoi edhe një gol. Marc Cucurella shënoi në minutën e 78-të golin për 4:0.

Me këtë fitore, Chelsea është ngritur në vendin e katërt me 46 pikë. Southamptoni zë vendin e fundit me nëntë pikë.