Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është i gatshëm që të kthehet te përfaqësuesja e Belgjikës.
Courtois kishte refuzuar që të luante për Belgjikën nën drejtimin e Domenico Tedescos.
Por tashmë Tedesco është shkarkuar dhe Courtois është i gatshëm që të luajë për përfaqësuesen.
Federata belge më 17 janar njoftoi se e ka ndërprerë bashkëpunimin me Tedescon.
Tedesco u vu në krye të Përfaqësueses së Belgjikës në shkurt të vitit 2023, ndërsa nën drejtimin e tij Belgjika e siguroi kualifikimin në “Euro 2024”.
Tashmë selektor i Belgjikës është Rudi Garcia.
Francezi Garcia në të kaluarën e ka drejtuar Napolin, Al-Nassrin, Lyonin, Romën, Lillen, Saint-Etiennen dhe Marseillen.
“Më ka munguar ekipi kombëtar, por tani jam gati të kthehem”, ka deklaruar Courtois, shkruan të hënën “Reuters”.