Futbollistet e Kosovës të martën pasdite kanë pësuar disfatë nga Letonia me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi xhiros së dytë të Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Golin e fitores për mysafiret e realizoi Viktorija Zaicikova në minutën e 51-të.

Kosovës iu anulua një gol e Donjeta Halilajt në pjesën e dytë.

Kosova ndeshjen e parë e fitoi ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin e thellë 4:0.

Letonia renditet në pozitën e parë me tri pikë.

Tri pikë i ka edhe Kosova që është në vendin e dytë.