Fenerbahçe e ka mposhtur Gaziantepin 4:1 në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Kupës së Turqisë.

Me fitoren e arritur të enjten mbrëma, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho e siguroi vendin e parë në grup dhe avancoi në çerekfinale.

Anderson Talisca i shënoi dy gola, ndërsa me nga një gol në fitore kontribuuan Youssef En-Nesyri dhe Filip Kostiq.

Fenerbahçe në dy ndeshjet e para fitoi 3:0 ndaj Kasimpashas dhe 5:0 ndaj Erzurumsporit.

Kundërshtarin e çerekfinales, Fenerbahçe do ta mësojë në shortin që do të tërhiqet më 6 mars.

Ekipet e dy vendeve të para kanë avancuar në çerekfinale, ndërsa skuadrat që kanë fituar katër grupet, do ta kenë përparësinë e terrenit vendës.

Çerekfinalja në Kupën e Turqisë vendoset me një ndeshje.