Berat Gjimshiti ka regjistruar një asistim të dielën në fitoren e Atalantas.

Atalanta ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Empolit.

Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të Serie A.

Kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, asistoi te goli i dytë në minutën e 33-të.

Ai luajti deri në minutën e 63-të.

Tek Empoli për shkak të lëndimit mungoi mbrojtësi Ardian Ismajli.

32-vjeçari Gjimshiti në 36 ndeshjet e luajtura deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime.

Gjimshiti është prej futbollistëve më kryesor të Atalantas.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Gian Piero Gasperini, Atalanta, zë vendin e tretë me 54 pikë.

Empoli është në pozitën e 18-të me 21 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.