Julian Alvarez është bërë një nga lojtarët më të dalluar të Atletico Madrid në sezonin e tij të parë, duke shënuar 20 gola në 39 ndeshje.
Paraqitja e tij mbresëlënëse ka rënë në sy të Barcelonës , e cila po mendon një lëvizje për sulmuesin argjentinas në afatin kalimtar veror.
Sipas Fichajes , Barcelona po kërkon një sulmues të nivelit të lartë në dhe beson se Alvarez është një blerje e përsosur.
Ata planifikojnë të ofrojnë 60 milionë euro dhe të përfshijnë Ferran Torres në marrëveshje për të bindur Atleticon.