Stephan Lichtsteiner, i preferuari i kapitenit Granit Xhaka, refuzon pozitën e ndihmësit të selektorit Murat Yakin te Zvicra, shkruan gazeta e madhe zvicerane “Blick” të martën.
Legjenda e Zvicrës nuk ka zbuluar arsyet pse vendosi të mos i bashkohet Yakinit në staf.
“Për momentin nuk jam në dispozicion për ta marrë këtë detyrë”, ka thënë shkurt Lichtsteiner për “Blick”.
Lichtsteiner kishte mbështetjen e Chakës për t’u bërë pjesë e stafit të trajnerëve te Zvicra. Xhaka është lojtari më me ndikim në Përfaqësuesen e Zvicrës.
Lichtsteiner 41-vjeçar shënoi tetë gola në 108 ndeshje për Zvicrën.
Ai për kohë të gjatë ishte kapiten i Zvicrës, ndërsa ka bërë karrierë të madhe edhe në klube të ndryshme evropiane.