Ish-sulmuesi i njohur i Shqipërisë, Igli Tare, mund të kthehet sërish në postin e drejtorit sportiv.

Të martën sajti “Milanosportiva” ka raportuar se drejtuesit e Milanit po mendojnë që ta sjellin një drejtor sportiv me përvojë në klub.

Prej kandidatëve vlerësohet se është edhe Tare.

51-vjeçari Tare ka përvojë të gjatë e të suksesshme në futbollin italian.

Ai ka qenë drejtor sportiv te Lazio nga viti 2008 deri në vitin 2023. U çmua për punën që e bëri te klubi nga Roma. Ka transferuar futbollistë të njohur.

Tare për Lazion ka luajtur nga viti 2005 deri në vitin 2008.