(E përditësuar 13:18) – Distria Krasniqi është në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris.

Në çerekfinale të kategorisë deri 52 kg, Distria e mposhti spanjollen Ayumi Leiva Sanchez. Pas një minute luftë, Distria realizoi hedhje për uazari, ndërsa në mbajtje e siguroi edhe Ipponin.

Distria pa telashe në luftën e parë

(12:13) – Distria Krasniqi nuk ka hasur telashe për ta kaluar pengesën e parë në Grand Slamin e Parisit.

Në xhiron e dytë të kategorisë deri 52 kg, Distria e mposhti francezen Alyssia Poulange.

Francezja mori tri dënime dhe fitorja me Ippon i takoi Distrisë.