Skuadra e Lillet është duke kërkuar 40 milionë euro për ta liruar sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova.
Kështu ka njoftuar të hënën sajti “Tuttojuve”.
Zhegrova me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ish-sulmuesi i Baselit, Zhegrova, kishte formë të mirë këtë edicion me skuadrën franceze.
Në 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime.
Por nga dhjetori Zhegrova është duke u përballur me një lëndim. Ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet më 14 dhjetor. Ai nuk pritet të kthehet edhe disa javë.
Për Reprezentuesin e Kosovës kanë shprehur interesim shumë skuadra evropiane për ta transferuar në afatin kalimtar të verës.
Prej skuadrave që po insistojnë në transferimin e Zhegrovës janë Napoli dhe Juventusi. Interesim kanë shprehur edhe Roma, Fulhami, Leipzigu dhe Borussia Dortmundi.