Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpallur të martën sportistët më të mirë të vitit 2024 në Kosovë.

Nënkampionia olimpike, xhudistja Distria Krasniqi, dhe xhudisti Akil Gjakova, i pesti në Lojërat Olimpike, u shpallën më të mirë të vitit.

Driton Kuka u shpall trajner i vitit, për herë të nëntë rresht.

Me çmime speciale KOK-u nderoi Laura Fazliun dhe Edon Zhegrovën.

Përfaqësueset më të mira u shpallën ajo e hendbollit te femrat dhe futbollit te meshkujt.

Shpresa olimpike u shpallën xhudistja Sidorela Dodaj dhe basketbollisti, Ylli Kastrati.