Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, i cili nuk ka luajtur për Përfaqësuesen e Belgjikës për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-selektorin Domenico Tedesco, do të kthehet te përfaqësuesja belge.
Courtoisi e akuzoi Tedescon për sjellje jo të mira ndaj tij.
Por, me zyrtarizimin e Rudi Garcias në krye të Belgjikës, situata ka ndryshuar.
Përzgjedhësi Garcia ka konfirmuar se Courtois do të kthehet.
Shtatlarti Courtois ka luajtur 102 ndeshje për Belgjikën.
“Thibaut Courtois do të kthehet në përfaqësuese. E kam takuar atë në Madrid para ndeshjes Real Madrid – Manchester City. Ky është një lajm i madh për Belgjikën”, ka deklaruar francezi Garcia për “L’Equipe”.