Basketbollisti slloven Luka Donçiq do ta vazhdojë karrierën te LA Lakersi, ku do të synojë që përkrah LeBron Jamesit ta fitojë titullin e kampionit të NBA-së.
Donçiq do të kalojë nga Dallas Mavericks te LA Lakers, ndërsa te Dallasi do të transferohet qendra Anthony Davis, shkruan agjencia “AP”.
Donçiq udhëhoqi Dallasin drejt finales së madhe të NBA-së edicionin e kaluar.
Burime për “AP” kanë treguar se Donçiq, Maxi Kleber dhe Markieff Morris do të kalojnë te Lakersi, ndërsa Davis dhe Max Christie te Dallasi.
Po ashtu Utah Jazz do të përfshihet në këtë shkëmbim spektakolar. Jalen Hood-Schifino i është bashkuar Utahs nga Lakersi.