Drejtori teknik i Milanit, Geoffrey Moncada, ka konfirmuar se klubi është afër që t’i mbyllë marrëveshjet për vazhdimin e kontratave të Christian Pulisiqit e Tijjani Reijndersit. 

“Jemi shumë afër. Gjëja e rëndësishme është të kemi kontrollin mbi dy lojtarët, pasi nuk mund t’i humbim ata kur t’u skadojë kontrata. Po punojmë fort dhe duket që edhe lojtarët janë të kënaqur me ne”, ka deklaruar Moncada. 

Ndërkohë, Moncada nuk ka dhënë detaje për të ardhmen e portierit Mike Maignan dhe mbrojtësit Theo Hernandez. 

Për këtë dyshe ka thënë se gjithçka varet edhe nga ta.