Fenerbahçe është përgjigjur pasi Galatasaray akuzoi Jose Mourinhon për deklarata raciste. Mourinho është trajner i Fenerbahçes, ndërsa pas derbit të së hënës Galata e akuzoi për racizëm, lidhur me një deklaratë të tij.
“Është bërë një tentativë për të shtrembëruar qëllimisht një deklaratë të trajnerit tonë, Jose Mouriho pas ndeshjes, duke e nxjerrë tërësisht jashtë kontekstit. Shprehjet të cilat Jose Mourinho i përdori për të paraqitur reagimin e tepruar të stafit teknik të ekipit kundërshtar ndaj vendimeve të arbitrit gjatë ndeshjes, nuk mund të lidhen në asnjë mënyrë me racizëm”, shkruan në qëndrimin e Fenerbahçes.
Sipas këtij klubi qasja e Galatasarayt është keqdashëse. Edhe Fenerbahçe ka thënë se do të ushtrojë të drejtat ligjore për shpifjet që janë bërë.