Liga Serie A ka njoftuar për datat e sakta të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.

Serie A ka njoftuar të enjten se gjysmëfinalja Empoli – Bologna do të luhet më 1 prill, ndërsa Milan – Inter do të luhet një ditë më pas.

Të dyja ballafaqimet do të nisin në orën 21:00.

Datat e ndeshjeve kthyese do të caktohen më vonë.

Ndërkohë, Serie A ka shkruar po ashtu se ndeshjet e xhiros së 30-të do të luhen më 29, 30 e 31 mars.