Albion Rrahmani të martën shënoi gol në fitoren 3:0 të Sparta Pragës ndaj Duklas, në ndeshjen e vlefshme për Kupë të Çekisë.
Sulmuesi i Kosovës luajti vetëm në pjesën e parë. Ai ende po e merr veten pas një lëndimi që kishte. Para ndeshjes ishte caktuar që Rrahmani të luante vetëm në pjesën e parë. Ai u zëvendësua nga Ermal Krasniqi.
Për Rrahmanin ishte ndeshja e katërt pas kthimit nga lëndimi që e mbajti jashtë për afro një muaj.
24-vjeçari i ka katër gola në kampionat dhe dy në kupë.
“Ai bëri punë shumë të m irë. Ne e nxorëm pas pjesës së parë, pasi po i japim gradualisht hapësirë pas lëndimit. E kemi ditur para ndeshjes se do të zëvendësohet”, ka thënë trajneri i Spartës, Lars Friis.