Roma ka vazhduar me rezultate pozitive në elitën e futbollit italian. Roma të hënën mbrëma mposhti skuadrën e Monzas me rezultat të thellë, 4:0. Ndeshja Roma – Monza i takoi xhiros së 26-të të Serie A.

Serinë e golave e hapi Alexis Saelemaekers. Ai shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e dhjetë. Në minutën e 32-të për 2:0 shënoi Eldo Shomurodov. Me rezultatin 2:0 përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa Roma shënoi edhe dy gola të tjetër në pjesën e dytë. Angelino në minutën e 73-të shënoi golin për 3:0, derisa Brayan Cristante në minutën e 88-të për 4:0.

Roma me këtë fitore i është afruar zonës që siguron paraqitjen në garat evropiane në edicionin 2025/2026. Zë vendin e nëntë me 40 pikë, dy pikë më pak se Fiorentina që zë vendin e gjashtë dhe shtatë më pak se Lazio i vendit të pestë.

Monza është në vendin e fundit me 14 pikë.