Futbollistet e Shqipërisë e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Të martën mbrëma Shqipëria pësoi 5:1 në udhëtim nga Çekia.

Ndeshja i takoi Grupit 3 të Ligës B. Katër ditë më parë futbollistet e Shqipërisë pësuan 2:1 nga Ukraina në Durrës. Të martën humbja ishte edhe më e thellë.

Megi Doci kaloi në epërsi Shqipërinë me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 24-t. Menjëherë në minutën e 34-t çeket barazuan e më pas i shënuan edhe katër gola të tjerë.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e ka më 4 prill, kur e pret Kroacinë në Shkodër.