Në shtatë ndeshjet e fundit në elitën e futbollit anglez, Tottenham Hotspuri, kishte gjashtë humbje dhe një barazim.

Tottenhami të dielën është kthyer te fitorja duke e mposhtur Brentfordin me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 24-t të Premier Leagues.

Për 1:0, autogol shënoi Vitaly Janelt në minutën e 29-të.

Pape Matar Sarr në minutën e 87-të shënoi për 2:0.

Tottenhami është në vendin e 14-të me 27 pikë.

Brentfordi ka katër pikë më shumë dhe renditet në vendin 11-të me 31 pikë.