Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, të hënën ka dhënë një deklaratë të ashpër ndaj Real Madridit.
Tebas e ka kritikuar Realin për ankesat e shumta lidhur me sistemin e referimit në futbollin spanjoll.
Ai tha se Reali është klub që vetëm qan.
E për këtë të martën i është kundërpërgjigjur trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti.
Ancelotti në konferencë për shtyp tha se Tebas flet shumë për Realin por është më mirë që presidenti i La Ligas të merret me zgjidhjen e problemeve të futbollit spanjoll.
Ancelotti theksoi se Tebas nuk po i respekton shumë tifozët e Realit.
“Tebas flet shumë për Real Madridin. Ai nuk respekton shumë tifozët e Realit duke folur kështu. Ka çështje më të rëndësishme dhe ai duhet të fokusohet më shumë në zgjidhjen e problemeve të futbollit spanjoll”, tha Ancelotti.
Reali ka pasur ankesa të shumta për arbitrat së fundi.