Robin van Persie është trajner i ri i Feyenoordit. Klubi nga Roterdami ka arritur marrëveshje me Heerenveenin, ku Van Persie ishte trajner deri më tani.
41-vjeçari të hënën fillon punënme Feyenoordin. Ai do të firmosë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Feyenoordi është kualifikuar në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa do të ketë punë me Interin.
Van Persie është prej emrave më të njohur të futbollit holandez. Është rritur si lojtar pikërisht te Feyenoordi, ndërsa bëri karrierë të madhe tek Arsenali, Manchester Unitedi, Fenerbahçe e në fund sërish te Feyenoordi.
Për Holandën ish-sulmuesi i luajti 102 ndeshje dhe i realizoi 50 gola.
Edhe si trajner, Van Persie ishte i angazhuar te Feyenoordi në pozita të ndryshme. Në maj të vitit të kaluar mori drejtimin e Heerenveenit dhe tani sërish do të jetë te klubi i madh holandez, Feyenoord.