Meriton Korenica është përzgjedhur në ekipin më të mirë të xhiros së 28-të të kampionatit rumun. Kosovari është njëri prej mesfushorëve të përzgjedhur.
Ai realizoi gol në fitoren e Clujit me rezultatin 2:0 ndaj Petrolulit.
“Korenica po dëshmohet të jetë shumë i rëndëssishëm për ekipin nga Transilvania. Ai shënoi golin e gjashtë në edicionin aktual”, shkruan sajti zyrtar i ligës rumune.
Pos gjashtë golave reprezentuesi i Kosovës i ka edhe katër asistime.