Nuk është sekret që Granit Xhaka ka marrë tashmë disa kartonë të kuq gjatë karrierës së tij. Madje ai është një nga lojtarët më të sanksionuar në botë – këtë e zbulon një statistikë e publikuar në “Transfermarkt”, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.
Janë marrë parasysh vetëm përjashtimet që kanë ndodhur në klube gjatë dhjetë viteve të fundit.
Dhe aty ndodhet Granit Xhaka, m nëntë kartonë të kuq – asnjë lojtarë që nuk është mbrojtës nuk ka më shumë. Por në 11-she janë edhe një lojtar tjerë të njohur në Zvicër. Ish-ylli i Sionit, Mario Balotelli mori tetë kartonë të kuq.
Por, Granit Xhaka duket se është qetësuar, pasi ka marrë katër nga nëntë kartonë e kuq në vitin 2015, dhjetë vjet më parë. Për më tepër, ai nuk është përjashtuar për më shumë se tre vjet me karton të kuq, të paktën në nivel klubesh. Me Zvicrën, është histori tjetër.
Kartonët e kuq të Xhakës në dhjetë vitet e fundit
Monchengladbach – Sevilla (26 shkurt 2015)
Monchengladbach – Werder Bremen (30 gusht 2015)
Monchengladbach – Ingolstadt (7 nëntor 2015)
Monchengladbach – Darmstadt (20 dhjetor 2015)
Arsenal – Swansea (15 tetor 2016)
Arsenal – Burnley (22 janar 2017)
Arsenal – Burnley (13 dhjetor 2020)
Arsenal – Mancheter City (26 shtator 2021)
Arsenal – Liverpool (13 janar 2022)