Sulmuesi i talentuar spanjoll, Lamine Yamal, nuk është paraqitur në stërvitjen e së hënës te skuadra e Barcelonës.

Yamal mori goditje të rëndë në këmbë të shtunën gjatë fitores 2:0 të Barçës ndaj Rayo Vallecanos.

Gjendja e Yamalit do të monitorohet në orët në vazhdim dhe më pas do të merret vendim nëse do të luajë ndaj Atletico Madridit.

Kështu kanë raportuar të hënën mediumet spanjolle.

Barça të martën nga ora 21:30 e pret Atleticon në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet më 2 prill nga ora 21:30.

Përpos Yamalit të gjithë futbollistët e tjerë të gjigantit katalunas janë të gatshëm për ndeshje.

Yamali në 33 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 16 asistime.