Atletico Madridi i është përgjigjur të premten UEFA-s për penalltinë e anuluar të Julian Alvarezit, që kishte ndikim në eliminimin nga Real Madridi në Champions. UEFA e mbrojti vendimin e gjyqtarit, duke thënë se rregullat e përcaktojnë anulimin e asaj penalltie, pasi topi u prek me dy këmbët nga Alvarez.
“Ne e dimë që një gabim i VAR-iut nuk do ta ndryshojë kurrë rezultatin përfundimtar. Sado i qartë të jetë gabimi, rezultati do të qëndrojë. Por na vjen shumë keq për këtë ‘incident’ dhe ndikimin e tij tek ne. Kjo ka shkatërruar shpresat e miliona tifozëve dhe ka dëmtuar përpjekjet e jashtëzakonshme të ekipit tonë”, ka shkruar Atletico.
Atletico ka thënë në deklaratë se topi nuk lëvizi në asnjë nga këndet dhe se VAR-i duhet të ndërhyjë vetëm për gabime të qarta dhe të dukshme.
“Nuk është në ADN-në e Atleticos të bëjë justifikime dhe të zhvendosë fokusin diku tjetër. Tashmë po shohim drejt sfidës së radhës, ndeshjes me Barcelonën”.