Xhudistja e talentuar, Blerina Gashi, ka fituar medalje të bronztë në Kupën Evropiane për kadete. Blerina garoi të shtunën në “Antalya Millennium Team Cadet European Cup” në qytetin bregdetar të Turqisë.

Fillimisht mposhti dy xhudiste nga Kazakistani, ndërsa në çerekfinale humbi nga xhudistja e Turqisë Fatma Meki.

Për medalje të bronztë e mposhti xhudisten e Azerbajxhanit, Khadija Abdullayeva.

Në Antalya garuan edhe disa xhudistë tjerë të Kosovës, por që nuk fituan medalje.