Futbollistët e Gjilanit kanë shkuar me vrap drejt portierit Kenan Haxhihamza për të festuar fitoren ndaj Feronikelit 74, 1:0 të dielën pasdite. Portieri Haxhihmza priti penallti në minutën e 94-t të ndeshjes që i takoi javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ai priti gjuajtjen e kapitenit të Feronikelit 74, Lavdim Zumberi. Penalltia për ekipin nga Drenasi u konfirmua pas rishikimit të situatës me VAR. Por, Haxhihamza ishte vendimtar në fitoren e nëntë nga 23 ndeshje.
Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Albin Prapashitca në minutë ne 69-të.
Me fitore, Gjilani i është afruar edhe më shumë zonës së Evropës. Është në vendin e katërt me 34 pikë kurse Malisheva një pozitë me lart me 37 pikë.
Feronikeli 74 mbetet në vendi ne fundit me 14 pikë.