Qëndresa Tërstena ka shënuar gol në minutën e fundit për fitoren 34:33 të Vushtrrisë ndaj Ferizajt.
Ishte ky njëri prej derbive të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Ferizaj ishte shumicën e kohës në epërsi, por vushtrriaset u kthyen në minutat e fundit për fitoren dramatike. Burneta Rama ishte më efikasja me 10 gola. Megjithatë vendimtare në fund ishte Qëndresa Tërstena, që ndeshjen e përfundoi me katër gola.
Te Ferizaj dhjetë gola i shënoi Elsa Kongjeli.
Për Ferizajn ishte humbja e dytë rresht, ndërsa në vjeshtë i kishte tetë fitore. Mbetet në pozitën e dytë me 16 pikë. Vushtrria është e gjashta me vetëm tetë pikë.
Derbi i tjetër i xhiros së 11-të është ai mes Samadrexhës e Istogut, që zhvillohet të martën.